BOTA

“Puna është e dëmshme”, çifti pret që njerëzit t’ju paguajnë udhëtimet

14:05 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të rinj janë përballur me kritika të shumta, pasi u kanë kërkuar njerëzve që t’i ndihmojnë me financimin e udhëtimit të tyre në Afrikë.




Catalin Onc, 20 vjeç, jeton bashkë me gruan e tij Elena Engelhardt në shtëpinë e mamasë së tij dhe dëshiron të marrë pjesë në udhëtim për të rritur ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor.

Por, thirrja e tij është pasuar me kritika të shumtë. Fillimisht, njerëzit e kanë kritikuar për faktin se nëna e tij duhet të bëj dy punë që ti mbështesë ata.

Pasi, ata nuk duan të punojnë dhe të fitojnë të ardhura për udhëtimet e tyre, por i presin nga të tjerët.

“Disa do të na thonë gjeni punë, si të gjithë të tjerët dhe mos u kërkoni për para. Por, kur ke ndikimin që ne kemi në jetën e të tjerëve, të gjesh një punë nuk është një mundësi. Një punë normale në këtë pikë do të ishte e dëmshme”, shprehen ata.

Deri më tani çifti ka mbledhur 180 paund nga 9000 që ju duhen për udhëtimim. Kritikat e njerëzve nuk i ndalin, teksa Catalin shprehet: “Te kesh tatuazhe, një të dashur të bukur dhe ndjekës në Instagram të hapen dyert, është e vërtetë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.