SPORT

Sarri është trajneri i ri i Juves Çelsi: Ja pse e lamë të largohej!

10:24 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Tashmë është zyrtare, Mauricio Sarri është rajneri i ri i Juventusit. Për të bërë publik këtë lajm ka menduar klubi bardhezi me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Pasi siguroi trofeun e tij të parë kontinental, Mauricio Sarri rikthehet në Itali, ku ka trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij. Nga tani dhe për 3 vitet e ardhme, do të drejtoj Juventusin”, lexohet në komunikatën për mediat. Sarri te Juve ishe thjeshtë çështje kohë, me palët që kishin gjetur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Pengesa e vetme ishte kthyer Çelsi, por pas fluturimit të Paratiçit, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, drejtë Londër gjithçka u mbyll me sukses. Pavarësisht se Sarri zhvilloi një sezon shumë të mirë në krye të bluve: Fitues i Europa League, finalist i EFL Cup, i dhuroi Çelsit një vend në Champions sezonin e ardhshëm, Sarri nuk e morri kurrë në kohë konfirmimin që dëshironte nga drejtuesit e Çelsit duke bërë që palët ti japin fund bashkëpunimit pas vetëm një viti. Rikthimi i Sarrit në Serie A, mbi të gjitha në krye të Juves ka bërë shumë zhurmë në Itali për shkak të kaluarës së tij në krye të Napolit.




Menjëherë pas zyrtarizimit të teknikut italian në krye të “Zonjës së Vjetër” , ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të saj drejtoresha e Çelsit , Marina Granovskaia : “Në bisedimet pas Ligës së Europës, Maurizio e bëri të qartë se sa fort dëshironte të kthehej në Itali, duke shpjeguar arsyet për të cilat dëshironte të kthehej në vendin e tij, ai beson se është e rëndësishme të jesh më afër familjes dhe të jetosh më pak të largët nga prindërit e moshuar për mirëqenien e tyre. Unë dua ta falënderoj atë për gjithçka arriti me ne , dhe i uroj suksese në aventurën e re.” – u shpreh 44-vjeçarja. Arsyeja pse tekniku italian u largua nga Londra, ka qenë edhe sepse do të qëndrojë pranë familjes dhe prindërve të tij të moshuar, por edhe të drejtojë një klub të madh si Juventusi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.