Kryesore

Siguria e Bashës në rrezik? Meta thërret kreun e SHISH

11:58 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh për qëllime politike.




Në një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, demokratët flasin mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

Depokratët i referohen një takimi të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, Feim Dollapaj, truprojë e Lulzim Bashës.

Pas këtyre akuzave presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim komandantin e Gardës së Republikës si dhe Kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kreu i shtetit kërkon informacion nga krerët e dy institucioneve lidhur me informacionet për kërcënim ndaj kreut të opozitës

Gazmend Bardhi i ka dërguar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke e akuzuar për shantazh për qëllime politike ndaj kreu të opozitës.

Burime të besuara thanë për gazetaren Klodiana Lala se ministri Lleshaj ka kërkuar nga punonjësi i Gardës t’i bëjë me dije nëse Basha kërkon masa shtesë sigurie pas informacioneve që vetë ministri disponon.

Po sipas të njëjtave burime, takimi është zhvilluar në zyrën e ministrit Lleshaj, rreth orës 15:00 ditën e premte të javës që lamë pas.

Letra e Bardhit:

Në bazë të ligjit, ju duhet ta përcillni informacionin që keni tek drejtuesit e Gardës së republikës, që janë autoriteti përgjegjës për të vlerësuar masat e nevojshme të sigurisë ndaj një përsonaliteti shtetëror që gëzon mbrojtje të posaçme, si dhe tek institucionet ligjzbatuese që kanë përgjegjësinë ligjore për të gjurmuar, vlerësuar dhe neutralizuar çdo rrezik të tillë.

Për sa më sipër, në emër të Partisë Demokratike kërkoj nga ju që të na informoni menjëhërë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta tajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit, si dhe të informojë menjëherë zyrtarisht, mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të Kryetarit të opozitës “mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës.

“Në të kundërt, Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimine tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.