AKTUALITET

“Të votojë PS ose fluturon”, Ndreu: Është komunikim normal në strukturat tona

17:47 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti socialist Pjerin Ndreu rezultoi i përfshirë në një nga audiopërgjimet e gazetës prestigjioze gjermane “Bild”.




Teksa bisedonte në telefon me Drini Gjecin, drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës, Ndreu i kërkoi atij t’i bëjë presion drejtorit të shkollës që të deklarojë hapur votën për Partinë Socialiste, përndryshe të hënën do të “fluturojë nga puna”.

“Komunikim normal në strukturat  PS“, e quan Ndreu bisedën me drejtorin e arsimit.  “Drejtorit të shkolles i lejohet ligjërisht të jetë pjesë në strukturat politike për ata që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”, shkruan Ndreu.

Ndreu shkruan:

Përgjimet jane indicje por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar t’u them se kominikimi im s’ka të bëjë me shitblerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Eshtë kominikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion.

Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkolles i lejohet ligjërisht të jetë pjesë në strukturat politike për ata që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.