BOTA

Vdes në gjykatë ish-presidenti

18:39 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë në moshën  67-vjeçare ish-prsidenti egjiptian Mohamed Morsi. Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi ka vdekur në gjykatë, pas një seancë në procesin që po zhvillohej kundër tij. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Egjiptit.




Morsi u rrëzua nga pushteti në vitin 2013-të, nga një grusht shteti që solli në pushtet Abdel Fattah el-Sisi. Ai u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012-të, si rezultat i zgjedhjeve të para demokratike të zhvilluara në këtë shtet, pas ‘Pranverës Arabe’, që i dha fund sundimit 30 vjeçar të Hosni Mubarak.

Ish-presidenti ishte duke vuajtur një dënim 7 vjeçar të dhënë për shkak të falsifikimit të aplikimit për zgjedhjet e vitit 2012-të. Dënimi i tij u kritikua nga shumë organizata ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.