AKTUALITET

Video/ Përgjimet e “Bild”, gazetarja: Pse Marku ka një bilanc zero

23:01 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala komentoi përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin biseda mes zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Sipas Lalës, përgjimet treguan se ky fenomen në Shqipëri është i rëndë.




Gazetarja Lala foli për emisionin “A show”, ndërsa pohoi se ajo e ka takuar personalisht gazetarin, por nuk dha përgjigje se si kanë rënë në dorë të gazetarit përgjimet e “dosjes 184”

“Ajo që duam të them në lidhje me përgjimet në fakt duhet thënë se kjo dosje fle të paktën prej tre vitesh. Përgjimet na treguan se ka edhe zyrtarë të përfshirë. Realisht fenomeni është i rëndë.

Si kanë shkuar tek Pieter Tiede këto materiale, kush e ka bërë këtë?

Situata në gjykatat shqiptare është një amulli. Ka interferenca të ndryshme. Unë e kam takuar gazetarin dhe nuk e kam pyetur për burimet. Pavarësisht burimit, tregon se sa e rëndë është fenomenin i blerjes së votave dhe deri ku shkon kjo masakaradë. Zonja Marku në këtë çështje është me zero bilanc.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.