Kryesore

Video/ Rama në përgjimin e ri të Bild/ “Maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë ë?”

15:21 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siç u paralajmërua ditën e djeshme nga gazetari gjerman, prestigjiozja Bild ka publikuar sot përgjime të reja. Këtë herë në bisedat e përgjuara është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.




“Këto përgjime tregojnë se si kriminelë, zyrtarë të policisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, anëtarin e komisionit të sigurisë Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për kryetar bashkie të Lezhës, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe figura të larta të qeverisë socialiste janë përfshirë në blerjen e votave, intimidime ndaj votuesve të PD-së gjatë zgjedhjeve në Dibër”, shkruan Bild.

Biseda e Ramës me drejtorin e Ministrisë së Brendshme,  Arben Keshi

Arben Keshi ka ngritur një skemë të qartë dhe një strategji për blerjen e votave, pengimin dhe shantazh të votuesve. Ai nuk është i vetëm në skemën kriminale, shkruan Bild.

Arben Keshi: Hë shefi?

Edi Rama: Hë mo si duket?

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi…

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po, them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku flija.

Edi Rama: Cfarë do të bënim ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo…

Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak, me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top ë?

Arben Keshi: Po, po në rregull…

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao!

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit!

“Shqipëria, një nga vendet më të bukura, por edhe një nga vendet më të prapambetura në Europë. Për turistët një tip i egër dhe i lirë i brendshëm në bregdetin e Adriatikut.

Por vendi është gati për të zhytur në kaos total: Ajo konsiderohet tani një Republikë e drogës, si Kolumbi-Evropë. Dhe Shqipëria e gatshme të bëhet një rrezik për Ballkanin e paqëndrueshëm.

Një nga arsyet: Vendi ka degjeneruar në Republikës së turmave, klanet kriminale dominojnë jetën politike dhe publike. Korrupsioni është normal, edhe blerja e votave në zgjedhje. Për muaj ka demonstrata masive.

Opozita akuzon qeverinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare në vitin 2017 duke përdorur Mafian, bleu votat dhe mbështetësit e opozitës, kanë bërë presion apo edhe penguar votimin…”, shkruan Bild.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.