Kryesore

Video/ Rama publikon vetë përgjimin: E konfirmoj dhe do e bëja prapë njësoj

17:18 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesa duket, ai që po ndjek me vëmendjen më të madhe përgjimet e gjermanes “Bild”, është kreu i qeverisë Edi Rama. Kryeministri Rama ka publikuar vetë një pjesë të përgjimit ku është vetë i përfshirë, duke quajtur skandal të turpshëm.




Sipas Ramës Arben Keshi nuk ka punuar në polici në atë kohë por ka qenë kandidat për komunën Maqellarë. Megjithatë kreu i qeverisë konfirmon bisedën e tij me drejtorin Arben Keshi.

“E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, vijon kreu i qeverisë më tej.

Statusi i publikuar nga Rama:

“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vettingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë!

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë.

Rama Tw


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.