BOTA

Vritet roja shqiptare në Athinë, telefonata me të bijën në minutat e fundit

11:33 - 17.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari humb jetën në krye të detyrës. Një 51 vjeçar shqiptar është vrarë barbarisht gjatë punës si roje nate në një kompani greke në Athinë.Rreth orës 02.30 një bandë hajdutësh thyen bravat e kompanisë greke në Koridhalo, kapën rojen, e lidhën dhe e goditën disa herë në kokë.




Vajza e viktimës ishte ajo që nxitoi në vendin e ngjarjes, pas një telefonate të shkurtër që arriti të bënte çastet e fundit para sulmit të egër vetë 51-vjeçari, e cila e gjeti babain në çastet e fundit të jetës dhe lajmëroi menjëherë policinë. Fatkeqësisht, 51 vjeçari shqiptar humbi jetën sapo arriti në spital, ndërkohë që policia bën të ditur se veglat që vodhën grabitësit e që i morrën jetën rojes fatkeq kanë një kosto minimale, fare pak euro për të justifikuar një akt të tillë kriminal. Hetimet vazhdojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.