SPORT

Akuza për shitje votash, arrestohet ish-Presidenti i UEFA-s

10:45 - 18.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia franceze ka ka arrestuar ish-Presidentin e UEFA-S, Michel Platini. Ai u vu në pranga si pjesë e një hetimi për korrupsion në procesin përzgjedhjes së Katarit si organizator për Kupën e Botës 2022.




Hetimet që zhvillohen prej disa vitesh në Zvicër, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxjerrin fajtor për shitje votash Platini. Ai akuzohet se ka manipuluar votat në favor të shtetit arab, për t’u përzgjedhur si vendi organizator i Kupës së Botës.

Ish-futbollisti i Francës, tashmë në moshën  63-vjeçare raportohet se ndodhet në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje e Parisit.

Platini drejtoi institucionin më të lartë të futbollit në Evropë nga viti 2007 deri në 2015-n, kur u pezullua nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për shkak të dyshimeve dhe akuzave për korrupsion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.