Politike

Duma: Po shkojmë drejt diktaturës

09:38 - 18.06.19 gsh.al

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Gruda Duma e ftuar në emisionin “360 Gradë” u shpreh se vendi ynë po shkon drejt diktaturës.



Zheji: Çfarë po ndodh? Si mund të na orientosh analitikisht, por edhe politikisht si e ka emrin ky proces që po ndodh.

Duma: E ka emrin shkuarje drejt diktaturës pa asnjë dyshim. Mënyra se si po sillet qeveria me në krye një kryeregjizor nuk ka dyshim se kush janë këshilltarët, se nga i mrr shembujt, se me kë është në këtë rrugëtim shumë të rrezikshëm që pocon vendin dhe veten e tij, padyshim që kjo do mbetet në përgjegjësinë e tij.

Por vendi është në një trajektore që në pikëpamjen e regjimit është gati diktatoriale, në mos më shumë sepse mjetet në përdorim janë më të sofistikuara sesa në diktaturat primitive. Përpjekja për këtë nuk fshihet më. Ka fytyrën e njerzëve që nuk bëjnë procedurë, nuk kanë formalizma, kanë emra pushteti dhe parash. Shqiptarët sot po shohin cdo ditë një teatër ku institucionet hidhen si topa lecke.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *