Bota

FOTO/ Shkrirja e shtresës së akullit në Grenlandë, slita me qenë ecën mbi ujë

10:13 - 18.06.19 Gazeta Shqiptare

Steffen Olsen, një shkencëtar në Institutin Danez Meteorologjik, ishte në një mision rutinë në veriperëndim të Grenlandës për të marrë pajisjet e monitorimit të oqeanit dhe motit të vendosura nga kolegët e tij mbi akullin e detit, kur ai u përplas me një problem.



Ai nuk mund t’i shihte ato, pasi akulli ishte i mbuluar me ujë, rezultat i shkrirjes së shtresë së akullit të Grenlandës, e dyta më e madhe në planet.

Fotoja e pabesueshme që ai shkrepi, me qentë e slitës mbi ujë, shumë shpejt u bë virale.

Siç Olsen shkroi në Twitter, komunitetet në Grenlandë  kryesisht indigjene “mbështeten në akullin e detit për transport, gjueti dhe peshkim”.

Ata do të jenë ndër të parat të prekur nga shkrirja e shtresës së akullit, por pasojat nuk do të mbeten të kufizuara në Grenlandë apo edhe në Amerikën e Veriut.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *