Show-Bizz

Hakeri e kërcënonte me fotot nudo, aktorja i publikon vetë në rrjetet sociale

15:07 - 18.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Bella Thorne është kërcënuar prej disa kohësh nga një haker, i cili do ti publikonte fotot e saj personale në rrjetet sociale. E gjendur në këtë situatë, aktorja 21-vjeçare ka vendosur ti publikojë vetë ato në rrjetet sociale.  Ajo publikoi në llogarinë e saj në Tëitter fotot e mesazheve, ku shantazhuesi i kërkon para në këmbim të mos publikimit të fotove. “Jam kërcënuar me fotot e mia nudo. Ndihem e brishtë. Ndihem sikur dikush mori diçka prej meje që unë dëshiroja ti shikonte vetëm një person i veçantë,”-tha aktorja.




Ndërsa më pas shtoi: “Për një kohë të gjatë e lashë të përfitonte nga unë vazhdimisht. Dhe vendosa ti publikoj sepse nuk dua që të marrësh asgjë tjetër nga unë. Tani mund të fle e qetë duke ditur se mora fuqinë time mbrapsht.”Thorne përfundoi mesazhin e paralajmërimin për hakerin duke thënë: “FBI do jetë në shtëpinë tënde.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.