DOSSIER

Historia prekëse e dy motrave shqiptare: 40 kilometra në këmbë për të shkuar në Tiranë

10:15 - 18.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vajzat që shikoni në fotografi ishin motra. Të dyja së bashku ecën për 20 kilometra në këmbë për të shkuar në Tiranë.




Njëra prej tyre vuante nga infksioni në sy, që mund ta verbonte plotësisht. Nga fshati kishin marrë 2 pula dhe gjashtë vezë, aq do të paguanin për mjekun amerikan. Historia dhe fotografia i përkasin vitit 1920.

Dy motrat shqiptare dhe një histori prekëse

“Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë. Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington) 1920“, shkruan gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.