Në një deklaratë, Këshilli shprehet se vlerëson raportin e KE për Shqipërinë.

“Vendimi për Shqipërinë, jo më vonë se tetori i 2019. Kemi marrë rekomandim pozitiv nga KE. Vlerësojmë raportin e KE për Shqipërinë. Do dalim në një vendim të qartë për Shqipërinë”, deklaron Këshilli i BE.

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn tha sot se nuk është arritur të merret një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë, duke theksuar se BE kërkon më shumë kohë për të vlerësuar rekomandimet e KE.