POLITIKË

Lobimi/ Ristani del nga Prokuroria: S’kanë asnjë provë, të motivuar nga politika

15:36 - 18.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani pas paraqitjes në Prokurori ka folur për mediat, ku tha se ky organ nuk ka asnjë provë që të implikojë atë në çështjen, për të cilat janë ngritur akuzat. Ai tha se ky proces është i iniciuar politikisht dhe ka për qëllim për të bërë pis Partinë Demokratike të Shqipërisë.




“Qeverisë kriminale po i vjen fundi. Dhashë deklaratën time, unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. Akuza është e iniciuar nga ana politike. Nuk ka prova. Ska asnjë dokument.

Tani kjo nuk ka rendësi, pasi ju jeni për thelbin e çështjes. U paraqita mbi bazën e ftesës së prokurorisë. U kërkova  prova, por ju siguroj se nuk ka asnjë provë që sekretari ka nxjerrë vendime me firmë. Nuk kam asnjë bisedë telefonike që ka të bëjë me dhënie apo bërje pagesash. Nuk kam asnjë dijeni për marrje apo bërje pagese. Çështja është e nxitur politikisht, për të bërë pis edhe PD-në.

Në këtë godinë të drejtësisë ka akoma njerëz të ndërgjegjshëm, të aftë që mund të vendoset drejtësi në këtë vend. Nuk kam asnjë dokumentacion, asnjë bisedë, brenda dhe jashtë vendit. E gjithë cështja ka qëllim tjetër, e nixitur politikisht.  Jam njohur me akuzën. Nuk më njohën  me asnjë  dokumentacioni. Po fluturojnë  në ajër dhe janë të motivuar politikisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.