AKTUALITET

Ndërtimet në Kodër Vilë, specialistët: Rrezikohen 200 familje

19:40 - 18.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërtimi i katër pallateve në zonën e Kodër Vilës në Durrës, ka përplasur specialistët e fushës dhe ata të bashkisë së qytetit të Durrësit, e cila ka firmosur lejen e ndërtimit.




Urbanisti Ardian Muka njëkohësisht nënkryetar për zhvillimin urban në këshillin bashkiak të qytetit, në një intervistë për News24 ka paraqitur një sërë objeksionesh që sipas tij duhet të merren në konsideratë, pasi rrezikohet që tre kullave me 200 familje, të ndërtuara vite më pare, t’iu dalin themelet nga erozioni, nëse zbatohet ky projekt. Muka i mbështet vërejtjet e tij në tre pika të rëndësishme, që lidhen me sizmologjinë, arkeologjinë dhe mjedisin.

Muka flet në veçanti për projektin dhe terrenin ku po ndërtohet, që siç thotë është argjilor dhe shume rrëshqitës. Sipas Mukës, banorët kontraktuan të njëjtën studio e cila i bëri oponencë projektit të pallatit që u shemb para pak kohësh në Gjirokastër si pasojë e erozionit. Por oponenca nuk është marrë parasysh nga gjykata e Apelit.

Ndërkaq në Bashkinë e Durrësit thonë se firma ka dhënë garanci për zhvillimin e projektit të ndërtimit të pallateve. Adhurim Qehajaj shef i zyrës së urbanistikës në Durrës tha për News 24 se firma para se të merrte lejen plotësoi një sërë kriteresh e detyrimesh ligjore duke nisur nga studimi arkeologjik, mjedisor, sizmologjik etj. Pavarësisht se banorët e çuan çështjen në gjykatë kjo e fundit i dha të drejtë firmës, 8 muaj pas bllokimit të punimeve.

News24 ka siguruar dokumentet, me të cilat kompania ndërtuese “Jedas shpk” ka marrë lejen e ndërtimi në bashkinë e Durrësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.