AKTUALITET

Përgjimet/ “Jashtë kontekstit”, Balla: Mund të jem dhe unë

20:16 - 18.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla foli për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, të cilat tregonin se si  funksionarët e selisë rozë bisedonin për pazare elektorale në zgjedhjet e Dibrës.




Ai theksoi  në rubrikën “Opinion” në News 24 se përgjimet e publikuara  nga gazeta gjermane nuk janë të sakta. Sekretari i përgjithshëm i PS-së tregoi  mes tjerash se përkthimin i audio-përgjimeve është bërë nga Lulzim Basha së bashku me të afërmit e tij brenda selisë së Partisë Demokratike.

Ai shtoi se ka biseduar me Arben Keshin, drejtor i Ministrisë së Brendshme, emri i të cilit u publikua në materialet e djeshme, ndërsa shtoi se edhe vetë Balla mund të jetë në përgjime. Balla ndërkohë jep edhe arsyen e fortë se pse nuk është publikuar një material i tillë, ku ai flet me Arben Keshin.

“Ka më shumë  se dy vite, nga të cilat një pjesë rreth 20 muaj, nuk ka patur seancë në Kuvendin e Shqipërisë, ku Lulizim Basha tundte dy fletë për dosjet 339 dhe 184. Ky nuk është lajm i ri,  është një lajm i vjetër. Gazeta Bild nuk është një gazetë politike. Këtë çështje do ta ndjekim edhe në drejtësinë gjermane. Përkthimet janë pa lidhje. Ajo që po iu them është se: nuk janë aspak të vërteta konkluzionet e nxjerra. Ky është një skenar shantazhi, ku është i përfshirë vetë Basha dhe familjarët e tij. Përkthimet janë bërë në shqup.  Në Shqipëri hetimet i bën drejtësia.

Nëse doni ta dini prokuroria ka kryer hetimet dhe ka regjistruar procedime penale. Këto janë copëza të nxjerra jashtë kontekstit. Në fund të këtij procesi njësoj ka për të përfunduar  edhe ky përgjim. Politikisht bie dakord, që në Shqipëri duhet të vijojnë përforcimet e çdo qasjeje dhe akti ligjor, për të përmirësuar standardin zgjedhor në vend.

Nuk pranoj që gjyqin për ndërhyrjen në zgjedhje të ma bëj Monika dhe Basha. Unë kam qenë në Dibër. PD kishte dislokuar të gjithë grupin parlamentar, të gjithë armatën e saj. Ne kemi qenë në Dibër për të monitoruar  procesin. Një nga personazhet e përgjuar në këtë rast, Keshi më ka marrë në tel dhe më njofton se Flamur Noka së bashku me disa persona, e kanë goditur dhe e kanë kanosur në armë. Kjo s’ka dalë, është në përgjim.  Fakti që kjo zbardhet copa-copa.  PD këto përgjime i ka pasur në dorë. Asokohe PD ka qenë në parlament për të kontestuar rezultatin. Në Shqipëri rast  më të rëndë në këto 28 vite se sa përfshirja e PD-së në fushatën lobuese të saj në SHBA nuk ka”-tha Balla. (Balkanweb)


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk qenka edhe aq i trashe,.E njeh shume mire vehten,dhe po pret ne siklet,pergjimet e tjera dhe rrin e mendon,se a ja kane arritur ta pergjojne plotesisht,apo pjeserisht?

    Përgjigju ↓