AKTUALITET

Protesat e opozitës? Rama në Londër: Mund të jenë pjesë e paketave turistike

15:46 - 18.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë forumin mbi Ballkanin Perëndimor, organizuar nga prestigjozja Financial Times me temë: “Mundësia e investimit në një rajon me rritje të shpejtë”.




Kreu i qeverisë ka komentuar para pjesëmarrësve në forum, protestat që opozita zhvillon prej muajsh duke i cilësuar paketa turistike.

“Kur e shikoni Shqipërinë sot mund të mendoni se nuk është vendi i duhur për të investuar, apo për të notuar. Ajo që po ndodh nuk është një revolucion, por një protestë politike. Madje protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike. Sepse ndodhin si të ishin koncerte, të shtunave në orën 8:00.

Kështu që nëse doni, prenotoni dhe mund ta shikoni. Nuk është i gjithë vendi në flakë, ata vijnë aty, hedhin molotovët e tyre, por nëse qëndroni në distancë, mund ta shijoni dhe këtë nuk e gjeni në Europë në këtë moment”, tha kryeministri.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te dëshira e madhe e shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ai e krahasoi marrëdhënien e Shqipërisë me Bashkimin Europian me një martesë që duhet bërë për ta parë nëse funksionon.

” Ne jemi vendi më pro europian në rajon. Kemi myslimanë dhe të krishterë, por myslimanët tanë ja pa dyshim më europianë se sa votuesit e partisë së Marine le Pen. Nuk ka asnjë parti anti europiane. Ne jemi pjesë e Europës, jemi të rrethuar nga shtetet e Bashkimit Europian.

Procesi i intgrimit është i vetmi mekanizëm që do të bëjë të mundur që shteti të jetë për njerëzit. Është si kur dikush martohet, kushdo të thotë që nuk është aq bukur sa duket por ti e do. Rasti i Britanisë po tregon se divorci është më i vështirë se martesa”, deklaroi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/429371814572872/


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.