AKTUALITET

Tensione për KZAZ në Shkodër, i vihet flaka shkollës

23:17 - 18.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Punonjësit e Bashkisë së Shkodrës po tentojnë të hyjnë me forcë  në ambientet e shkollës ‘Shejnaze Juka’. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi se janë thyer xhamat e shkollës dhe i është vënë flaka.




Kjo përplasje vjen pas mosrespektimit  të thirrjes së bashkisë Shkodër për të liruar ambientet e KZAZ.

Punonjësit e bashkisë e militantë të PD janë përplasur me policinë dhe kanë të marrin me forcë materialet zgjedhore. Në ambientet e kësaj shkolle ndodhen materialet zgjedhore të dorëzuara nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës.

Në mesin e protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.