BOTA

Tërmet i fuqishëm në Kinë, të paktën 12 viktima

12:41 - 18.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës la së paku 12 njerëz të vrarë dhe mbi 130 të plagosur, thanë zyrtarët.




Tërmeti goditi qytetin e Jibin, në provincën Sihuan. Mbi 4,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e dëmtuara.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:55 me orën lokale (16:55 me orën tonë) dhe është pasuar me 62 lëkundje të tjera.

Në provincën Sihuan ka shpesh tërmete. Në vitin 2008, një tërmet prej 7.9 ballësh atje ka lënë 87,000 njerëz të vdekur ose të zhdukur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.