BOTA

“Me veshë dhe mustaqe”, politikanët shfaqen ndryshe në konferencë për shtyp

13:55 - 18.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konferencë për shtyp me filtrin e maceve. Mund t’ju duket e çuditshme pasi me siguri e keni provuar këtë filtër, por nuk e mendonit se do shihnit një konferencë për shtyp të zyrtarëve me të.




Ky incident ka ndodhur në Pakistan, teksa ministri rajonal Shaukat Yousafzai ishte në një konferncë për shtyp dhe “Live” në Facebook, kur personat përgjegjës për videon kishin vendosur gabimisht filtrin me mace.

Si rezultat, ata u shfaqën “Live” me veshë apo mustaqe, efekte të këtij filtri të njohur për rrjetet sociale.

Video u bë virale dhe komentet ishin të shumta në Facebook, teksa shkruanin: “Ka një mace në kabinet”, apo “Shaukat duket si një mace, mjau mjau mjau”

Pavarësisht filtrit, video live vazhdoi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.