Kryesore

E rëndë në Dibër/ Plagoset me tre plumba në fytyrë 6-vjeçari. Shënjestra, babai i tij

08:11 - 19.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Martaneshit në Dibër. Gazetari Enver Doçi raportoi se një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri, automatik në fshatin Krastë. Bëhet me dije se shënjestra e atentatit ka qenë babai i fëmijës. Por gjatë konfliktit, plumbat kanë kapur gabimisht të miturin. Mësohet se fëmija është transportuar në spitalin e Dibrës ku ndodhet në gjendje të rëndë. Fëmija, bëhet e ditur se ka marrë 3 plumba në pjesën e fytyrës, ndërsa familjarët e tij kërkojnë që të transportohet drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Autori i plagosjes është Jetmir Koxherri, 27 vjeç.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.