POLITIKË

“Fillimi i një fushate”/ Rudina Hajdari dhuron pagën për shkollën e dëmtuar dje në Shkodër

09:34 - 19.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Hajdari ka reaguar ditën e sotme pas djegies së shkollës ditën e djeshme në Shkodër. Deputetja ka bërë me dije se do të dhurojë pagën e saj për riparimin e dritareve të shkollës. Hajdari u shpreh se shpreson që hapi i ndërmarr prej saj të jetë si një fushatë ndërgjegjësimi.




Statusi i Rudina Hajdarit

Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

 

Rudina A. Hajdari


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.