SPORT

Firmos me ish-kapitenin e kuq, Tirana prezanton Idriz Bathën

13:49 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Revolucioni bardheblu fillon të marrë formë të plotë. Pas deklaratës të Ardian Memës në News24: “Se ka marrë premtimin nga presidenti Halili se ky do të jetë një sezon ndryshe, me afrime cilësore dhe me një objektiv ndryshe, pse jo titulli kampion”, stafi drejtues i klubit bardheblu vijon të jetë shumë aktiv në merkato. Pas bënë “dopietë” brenda ditës duke afruar në kryeqytet dy lojtarë ekspert dhe me shumë klas të Superligës, si Kale dhe Torasa, 24 herë kampionët e vendit kanë bëre zyrtar edhe afrimin e tretë në merkato, bëhet fjalë për Idriz Bathën.




Mesfushori ishte pjesë e Flamurtarit këtë sezon, ndërsa në të shkuarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Partizanit, madje ishte dhe idhull i tifozerisë së kuqe. Batha ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin për të vazhduar sërish në sezonin pasardhës. Batha vjen si një përforcim shume i rëndësishëm për mesfushën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit pas firmës në kontrate është prezantuar ne ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.