Kulturë

A je njeri i mirë?

10:25 - 19.06.19 Nga Alma Dema Tërshalla

Ç’rëndësi ka në je njeri i mirë
Kokëulur si kallzë e mbushur plot
Kur shpina të është djersirë
Stinë më stinë e mot me kot!



Kur sytë i ngre se djersa
Qerpik me qerpik gjezdis,
Lodhja t’ ka mbërritur gjer te mjekrra
Njerithi brenda teje nis e lëviz…

Lëviz e fryhet e grykën ta zë
Shpirtin grima – grima të ta grisë
Fryma kujën ndër shpellë pa zë vë
Njerithin me ajër do ta rrisë

Që të çohet, të ngrihet e të fryhet
Si lumë i zënë në një pusi
Të bërtasë, bërtasë – njeriu nuk ndyhet
Ai, që është, mbetet njeri…

E ul shpinën si purtekë prej thane
Se ndryshe s’di se ndryshe s’kam
E dënuar të jem njeri i mirë
Si nga kjo anë, si andej “matanë”!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *