AKTUALITET

Përfundon në komisariat ish-deputetja e PD

15:18 - 19.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhuarta Çupi ka përfunduar në komisariat pas sulmeve të KZAZ-së 16 në Burrel.




Ish-deputetja e PD ka deklaruar për News 24 se është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia mohon që ta ketë shoqëruar Çupin.

Policia sqaron se nuk e ka shoqëruar drejpërdrejt ish-deputeten, por kjo e fundit ndodhej në një makinë që policia dyshonte se ndodheshin materialet zgjedhore të marra nga KZAZ, e për rrjedhojë do kontrollohej në komisariat.

Ish-deputetja sipas tyre nuk ka pranuar të zbresë nga makina dhe ka përfunduar në komisariat.

Dhuarata Çupi ishte pranë demokratëve gjatë trazirave që ndodhën sot në qytetin e Burrelit ku mbetën të plagosur disa persona.

E shoqëruar në komisariat rezulton të jetë edhe kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Denisa Vata.

Qytetarët e Burrelit janë përplasur sot me policinë në tentativën për të hequr materialet zgjedhore nga KZAZ 16. Ky zhvillim është pasur nga hedhja e gazit lotsjellës si dhe plagosja e disa qytetarëve dhe efektivëve të polcisë.

Pas disa orëve tension, militantët kanë arritur të djegin materialet zgjedhore, ndërsa në përfundim të aksionit kanë bllokuar edhe rrugën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.