BOTA

Studimi/ Njerëzit nuk po u besojnë vaksinave, bota në rrezik

15:53 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mosbesimi publik ndaj vaksinave nënkupton se bota po bën një hap prapa në luftën kundër sëmundjeve infektive vdekjeprurëse, të cilat mund të parandalohen.




Kështu kanë paralajmëruar ekspertët, të cilët duke u bazuar në një studim global mbi qëndrimet ndaj vaksinave, tregon se besimi është i ulët në disa rajone.

Analiza “Wellcome Trust” përfshin përgjigjet nga më shumë se 140,000 njerëz në mbi 140 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë liston hezitimin ndaj vaksinave si një nga 10 kërcënimet më të mëdha për shëndetin global.

Shumica e njerëzve në zonat me të ardhura të ulëta ranë dakord që vaksinat ishin të sigurta. Numri më i madh ishte në Azinë Jugore, ku ranë dakord 95% e njerëzve, e ndjekur nga Afrika Lindore, ku shifra ishte 92%.

Ndërsa në vendet me të ardhura më të mëdha mendonin të kundërtën. Në Francë, një nga vendet europiane që po përballet me epideminë të fruthit, një në tre persona nuk pajtohet me idenë se vaksinat janë të sigurta.

Në Itali, ku 76% ranë dakord se vaksinat janë të sigurta, kohët e fundit kaloi një ligj që u lejon shkollave të ndalojnë fëmijët e pavaksinuar ose t’i gjobisë prindërit e tyre.

Britania e Madhe ende nuk ka arritur në këtë pikë, por Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock ka thënë se ai “nuk do të përjashtojë” idenë e futjes së vaksinimeve të detyrueshme nëse është e nevojshme.

SHBA gjithashtu po përjeton shpërthimin e epidemisë të fruthit, më i madhi që goditi vendin në dekadat e fundit, me më shumë se 980 raste të konfirmuara në 26 shtete deri më sot.

Në Amerikën Veriore dhe Evropën Jugore dhe Veriore, pak më shumë se 70% e njerëzve ranë dakord se vaksinat janë të sigurta.

Ndërsa shifra ishte aq e ulët, 59% në Evropën Perëndimore dhe 50% në Evropën Lindore.

Në Ukrainë, që raportoi numrin më të lartë të rasteve të fruthit në Evropë vitin e kaluar (53,218 në total)  vetëm 50% e njerëzve pranuan që vaksinat ishin efektive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.