AKTUALITET

Video/ “Për hir të pasionit”, njihuni me sportisten e vetme që bën çdo ditë “Tiranë-Durrës”

20:40 - 19.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çezarina Xheka është kapitene e skudrës së Partizanit, por kjo nuk i mjafton për të mbuluar shpenzimet. Volejbolli është pasioni i saj më i madh, e për këtë arsye ajo bën çdo ditë vajtje-ardhje rrugën Tiranë-Durrës, pasi jeton në qytetin bregdetar.




“Jam mësuese e edukimit fizik në një shkollë në Durrës. Kam 9 vite rrersht që bëj vajtje-ardhje Tiranë-Durrës. Jam e vetmja sportiste që e bëj vajtje-ardhje Durrës Tiranë çdo ditë”, rrëfen kapitenja e Partizanit për Trending.

Si të gjithë sportistët në vend edhe Çezarina pranon me keqardhje se vendi ynë ta bën edhe më të vështirë  eksperinëcën sportive.

Kam filluar që në klasë të 6 të merrem me sport dhe nuk e kam ndërprër kurrë, sepse pasioni im për volejbollin nuk ka limite dhe  pothuajse kam 20 vitë që luaj. Kushtet janë shumë të vështira dhe për fat të keq ne duhet të merremi edhe me një punë të dytë. Ndryshe nga bota jashtë që stërviten nga dy herë në ditë ne nuk e kemi këtë fat”, tregon Çezarina.

Në kohën kur rrjetet sociale apo celularët zënë një vend shumë të madh jo vetëm në jetën e të rinjve, por edhe në atë të fëmijëve, mësuese  Çezarina ka një këshillë për prindërit.

“Janë shtuar rrjetet sociale, duke i bërë fëmijët edhe obezë. Do të këshilloja prindërit të jenë shtysë që fëmijët të angazhohen me sportin”, ka deklaruar Çezarina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.