Kryesore

Video/ Ademi: Më 1 korrik ose të gjithë në burg, ose një eksod i dytë

19:53 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, u shpreh se qytetarët askush nuk mund t’i ndalojë në revoltën e tyre kundër kryeministrit të vendit, Edi Rama.




“Në rrugët e qytetit të Shkodrës askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët e Shkodrës. Ne nuk lejojmë që banda të sundojë qytetin. Ne do bërtasim Rama ik. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën tonë. Ne jemi këtu për të thënë se banda na ka vjedhur”, tha Ademi.

Më 1 korrik, Ademi tha se ka vetëm dy rrugë. “Më 1 korrik ose jemi të gjithë në burg politik ose do të marrim arratinë, do të kemi një eksod të dytë nga e gjithë Shqipëria. Kjo qeveri ia ka kaluar edhe Enver Hoxhën. Ju nuk mund t’i përdhunoni njerëzit e qytetit të Shkodrës”, u shpreh Voltana Ademi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.