AKTUALITET

Video/ Ademi ikën me vrap: Mos gjuj, mos gjuj, mos gjuj….

19:45 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përmes gazit lotsjellës, policia ka shpërndarë disa herë turmën e qyetarëve shkodran që protestojnë kundër kryeministrit Rama.




Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u ka kërkuar efktivëve të policisë që ta lejojnë ta kalojë së bashku me qytetarët po kordoni policor ka qëndruar i palëvizshëm.

Ademi u ka kërkuar policëve që të mos gjuajnë në drejtim të qytetarëve, por turma e revoltuar ka vijuar hedhjen e gurëve, për pasojë policia ka shtuar dozat e gazit lotsjellës duke bërë që Ademi dhe qytetarët të vrapojnë për të mos humbur ndjenjat.

“Kërkojmë nga drejtori e policisë të mos gjuajë mbi njerëzit, ne demi këtu për të thënë që banda kriminale na ka vjedhur shpirtin. Me datën 1 korrik o jemi të gjithë në burg politik ose do marrim arratinë, do të kemi një eksod të dytë nga Shqipëria“, ka deklaruar Ademi.

Ndërkohë një protestues është ndjerë keq si pasojë e gazit lotsjellës dhe një ambulancë e mori për ta dërguar në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.