POLITIKË

Deputeti i PS e pranon: Ka pasur ndërhyrje në administratë për punësime

13:02 - 20.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputet socialist, Arben Pëllumbi, që është djali i një prej themeluesve te Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, ka pranuar publikisht se ka pasur ndërhyrje në administratë për punësimin e njerëzve.Duke folur për mediat pas publikimit te përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild”, deputeti Pëllumbi ka deklaruar se Prokuroria duhet lënë të bëjë punën e saj, ndërsa ka shtuar se PS nuk do të mbrojë askënd, nëse ka një çështje penale.




“Duhet lënë Prokuroria të bëjë punën e saj. Ka pasur ndërhyrje në administratë për të punësuar njerëz, por mazhoranca jonë ka bërë shumë. PS e ka bërë të qartë qëndrimin, ne nuk mbrojmë askënd, nëse ka një çështje penale. Pa dyshim që ka edhe përgjegjësi morale në përgjimet e publikuara”, është shprehur deputeti i PS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.