Kryesore

Doli në përgjime/ Reagon Tahiri: Ndjesë për fjalorin! Ata dje e skuthat sot, duan t’ju vjedhin

11:44 - 20.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi doli në përgjimet e Bild, Saimir Tahiri ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një statusi. Ish-ministri ka kërkuar ndjesë për fjalorin e përdorur, por ka nënvizuar se përgjimi nuk ka aspak lidhje me vjedhjen e votës.




Statusi i Tahirit

Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.

Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.

Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter, e po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.

Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji e duan te te rrjepin te gjalle.

Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.

Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!

Ndjese sinqerisht per fjalorin!

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.