AKTUALITET

Lleshaj për Bashën: Natën hedh zjarr, ditën bëhet prokuror. Një i pandehur i shumëfishtë

16:02 - 20.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet rrjeteve sociale lidhur me situatën në vend.




Në një status dedikuar kryedemokratit Basha, ministri u shpreh se natën hedh zjarr ndërsa ditën kërcënime për shkollat, zgjedhjet dhe policisë. Sipas Leshajt, Basha është vetëm një i pandehur i shumëfishtë.

Statusi i Lleshajt

Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj.  Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin.

Reagimi i Lleshajt erdhi pas deklaratës që kryedemokrati bëri pak më herët ku tha se do të jetë e afërt dita kur policët, deputetët e ministrat do të ndëshkohen.

 “Sandër Lleshaj, vegla më e ftohtë dhe e pashpirtë e Edi Ramës shkëlqen me shërbim e tij teksa nxit vëllavrasjen, dhunimin dhe persekutimin mes shqiptarëve.

Secili prej jush nga Ardi Veliu deri tek Roland Hasa me shokë edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku është Bardh Spahia do jetë njëri prej jush. Në qelinë ku ndodhen nëna e baballarë do të jeni ju”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.