SPORT

Luis Erike si Gega, largohet për “arsye personale”

12:45 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Spanjës! Vendimi është konfirmuar nga presidenti Rubiales nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp, që u ka komunikuar mediave vendimin e 49-vjeçarit për të mos qenë më trajner i “Furia Roja”-s për pjesën e mbetur të kontratës.




Trajneri i lindur në Gijon, zëvendësoi në detyrë Fernando Hierron në korrik të vitit 2018, ndërsa largohet nga posti në më pak se një vit drejtimi të skuadrës. Vendin e tij, Federata Spanjolle e Futbollit, ka vendosur t’ia besojë Robert Morenos, që mbante deri pak orë më parë postin e zv/trajnerit të kombëtares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.