Aktualitet

Përgjaket aksi Korçë-Pogradec, makina shtyp për vdekje vajzën

09:29 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën një vajze në aksin nacional nacional Korçë-Pogradec.



Siç bëhet me dije, viktimë ka mbetur 21-vjeçarja Silvia Xhuti, trupi i pajetë i së cilës ndodhet ende në rrugë.

Aksidenti është shënuar në afërsi të fshatit Vloçisht, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *