POLITIKË

Përgjimet, Braçe: Prokuroria të hetojë origjinalitetin e tyre

11:48 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe, ka komentuar përgjimet e fundit të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.




Braçe tha se prokuroria duhet të veprojë dhe të verifikojë autenticitetin e tyre, por në materialet që ai ka parë, nuk shihet në asnjë moment që të jetë biseduar për këmbim parash.

“Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjeve. Prokuroria të vërtetojë autenticietit.  Pjerin Ndreu nuk thotë se cilido mësues, nuk thotë  që mësuesit në qarkun e Dibrës në rast  se nuk votojnë, do fluturohen nga puna. Sipas ligjit, drejtuesit e shkollave nuk janë të ndalur të merren me aktivitet politik.

Po flasim për një rast konkret.  Pjerin Ndreu i ka identifikuar të dy personat. Nuk bëhet fjalë për mësuesit, por bëhet fjalë për dy persona që janë brenda PS. Unë i kam lexuar një për një, në asnjë nga përgjimet e publikuara, qoftë në Durrës apo edhe në rastin e djeshëm, nuk flitet në asnjë formë për këmbim parash. Nga këto përgjime nuk kanë komunikuar për çështje parash. Prokuroria duhet të bëjë punë e saj dhe të hetojë nga i pari dhe i fundit”-tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.