Show-Bizz

Prindër për herë të dytë, Miriami dhe Albani japin lajmin e bukur gjatë koncertit

09:15 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë ndarë me publikun lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë!




Pikërisht gjatë koncertit të Alban Skënderajt në Prishtinë, sapo përfunduan së kënduari këngën dedikuar vajzës së tyre të parë, Amelisë, ata kanë ndarë lajmin me publikun në sallë dhe jo vetëm.

 

View this post on Instagram

 

Albani do bëhet baba për herë të dytë

A post shared by Emisioni n’ZOOM (@nzoom_) on

“Kurse këtë këngë, dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj, teksa salla nisi të duartrokasë.

Muajin e kaluar, Albani dhe Miriami celebruan dashurinë 12-vjeçare me një martesë private në një ishull ekzotik të pabanuar.

Ata janë prindër të një vajze, Ameli, e cila erdhi në jetë në 28 nëntor të 2015-ës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.