AKTUALITET

Publikoi përgjimet, Peter Tiede “pre” e sulmeve nga profile false

14:03 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari gjerman Peter Tiede ka bërë publike sulmet me profile false të bëra ndaj tij në rrjetet sociale, një ditë pasi publikoi përgjime të reja lidhur me skemën e shit-blerjes së votës në vendin tonë.




Përmes një postimi në Facebook, Tiede thotë se është bërë “pre” e sulmeve nga profile false.

Ndërsa deklaron se ka raportuar e fshirë disa prej tyre dhe do të vijojë ta bëjë kur të ketë pak më shumë kohë.

Gazetari gjerman publikoi mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Bisedat zhvilloheshin mes ministrave (Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri) deputetëve (Ulsi Manja, Xhemal Qefalia) zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesve të policisë (Robert Aga) dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin.

Si të tillë “Bild” përmendi Ymer Lalën, që është njëkohësisht babai i deputetes së PS, Reme Lala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.