Me thirrjet “Rama ik” shkodranët kanë nisur protestën kundër kryeministrit. Përballja mes qytetarëve shkodranë dhe forcave të Policisë të cilët kanë përdorur gaz lotsjelles për të shpërndarë turmën, ka nisur me përplasje të forta.
Dy gra kanë rënë pa ndjenja për shkak të përdorimit gazit ndërsa turma ka shtyrë kordonin policor dhe ka hedhur gurë në drejtim të tyre.
Ndërkohë që qytetarët shkodranë duken të bindur për të mos u tërhequr nga qëllimi i tyre për të mos lënë Ramën të mbajë miting në qytetin e tyre.
Shfaq Komentet (0)