AKTUALITET

Rama: Në rrugët e Shkodrës loke…si në mesjetë

14:08 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar një video të kandidatit për Bashkinë e Shkodrës, Vladrin Pjetri teksa ecën në rrugët e këtij qyteti.




“Në rrugët e Shkodrës loke, të katandisura mjerisht si në mesjetë, të paasfaltuara prej vitesh, gjithë gropa, mbeturina e pluhur që shqetësojnë qytetarët, por jo pushtetin vendor. Me Valdrinin, kandidatin tonë për Shkodrën që duam, i cili na rrëfen se si pas 30 Qershorit, do t’i kthejë shkëlqimin, djepit të kulturës dhe qytetarisë”, ka shkruar Rama në përshkrimin e videos.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama, ka komentuar veprimin e kryetares së Bashkisë së Shkodrës Volta Ademi, për mos dhënien e lejes Partisë Socialiste për aktivitete elektorale në këtë qytet.

Ademi ka cilësuar si arsye dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, por për kreun e qeverisë është rishfaqur fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i anti-mintingjashëve.

Rama tha se gjithmonë mes palëve ka pasur konsensus e nuk janë ndërprerë aktivitetet elektorale të njëri-tjetrit.

“Sot kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër. Për herë të parë që nga vitit 1991 qysh se kemi nisur fushatën elektorale rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i anti-mintingjashëve. Ka pasur Shqipëria dhe momente të rënda realisht por ka pasur konsensus mes forcave politike që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit.

Enveristët fanatikë të 91-shit që përpiqeshin në grahmat e fundit të enverizmit institucional t’i zinin rrugën partisë së sapolindur demokratike sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe sensin e misionit për të cilin lindi dhe që rrogëtarët e paguar nga taksat në nivelin vendor u përdor njësoj siç përdorte asokohe Partia e vjetër e Punës disa falanga njerëzish pa të ardhme.

Ajo që është e trishtueshme është fakti se njësoj si në atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve dhe asnjë mik dhe partner ndërkombëtar në krah. përkundrazi, njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe partnerët janë vendosmërisht kundër gjithë kësaj që ndodh.

A nuk ju kujton kjo Haxhi Qamilin kur thoshte sa të kem Kavajën dhe Shijakun unë nuk (ai thoshte një fjalë që nuk është vendi për ta thënë) po e them me pyes (ai nuk thoshte pyes) për Francën dhe Anglinë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.