AKTUALITET

Raporti i FMN: Ndërmarrjet shtetërore në Shqipëri zënë 10% të ekonomisë

18:10 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërmarrjet shtetërore në Shqipëri zënë 10 për qind të totalit të ekonomisë në vend, sipas të dhënave nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rivlerësimin e rolit të pronës shtetërore në ekonominë e vendeve në zhvillim të Europës. Studimi tregon se sektori shtetëror është më shumë i pranishëm në Bjellorusi, Rusi dhe Poloni dhe në një përqindje më të vogël në vendet e tjera ish-komuniste kjo përqindje vjen në e ulët. Në Bjellorusi sektori shtetëror zë gati 35 për qind të ekonomisë, ndërsa na krahun tjetër të grafikut qëndron Sllovakia, ku ndërmarrjet shtetërore zënë më pak se 3 për qind të totalit të ekonomisë. Interesant mbetet fakti që edhe pse Polonia është një vend i zhvilluar tashmë, ku ekonomia e saj ka përparuar më shpejt se vendet e tjera ish-bllokut komunist.




Ndërmarrjet shtetërorë ende kanë një rol të madh në ekonominë e vendit, duke kontribuar në rreth 18% të totalit. Një dekadë më parë roli i ndërmarrjeve shtetërore në ekonominë e tyre ishte më i madh. FMN vlerësoi se pothuajse në të gjitha vendet ndërmjet 2005-ës dhe 2016-ës, pjesa e ndërmarrjeve shtetërore në totalin e vlerës së shtuar ra me 5-10 pikë përqindjeje. Gjithashtu, ndërmarrjet shtetërorë në rajonet në zhvillim punësojnë një numër shumë më të vogël personash se në vitet 2000. I vetmi vend ku roli i ndërmarrjeve shtetërore në ekonomi është rritur në raport me një dekadë më parë është Bosnja. Ndërmarrjet shtetërore në rajonet në zhvillim, por edhe në Shqipëri, janë të përqendruara në menaxhimin e burimeve natyrore të tilla si nafta, energjia, transporti dhe minierat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.