SPORT

Roma në rrugën e Kukësit! Partizani kësaj radhe kënaqet

09:41 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tabloja europiane për ekipet shqiptar merr formë të plotë. Pas shortit të së martës, ku Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi njohën rivalët e tyre në aventurën europiane, këtë të mwrkurë ekipet shqiptarë janë njohur dhe me kundërshtarët e ardhshëm në rast kualifikimi. Karabaku në letër ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm për Partizanit, një skuadër me një super buxhet, e cila prej kohësh luan në nivele shumë të larta në Europë. Nëse arrin të kalojë këtë pengesë të madhe, por jo të pamundur, Partizanit do të përballet me fituesin e çiftit Dundalk-Riga, dy kundërshtarë më të lehtë.




Nëse të kuqtë dështojnë në turin e parë në Champions League, atëherë do të luajnë në turin e dytë në Europa League, ku do të përballen me fituesin e citit, Sherif Tiraspol-Saburtalo, një skuadër e panjohur gjeorgjiane. Të pafat janë nën kampionët e vendit, Kukësi. Nëse verilindorët arrijnë të kalojnë Debreçenin, në raundin e dytë do të përballen me Romën, një sfidë dhe një kundërshtar thuajse e pamundur për t’u kaluar për ekipin e Ernest Gjokës. Kundërshtar i frikshëm edhe për Teutën. Skuadra bregdetare do të ndeshet me fituesin e çiftit Gzira (Armeni) – Hajduk Split (Kroaci). Më me fat në këtë short ka qenë Laçi. Në rast kualifikimi ndaj Hapoel Ber Shevës, kurbinasit do të ndeshen me fituesen e çiftit, Shiroki Brijeg – Kairat Almati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.