BOTA

Shitet me një çmim marramendës arma me të cilën u vetëvra Van Gogh

13:24 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pistoleta të cilën mendohet se mjeshtri i madh i pikturës, Vincent van Gogh mund ta ketë përdorur për të vrarë veten, është shitur në një ankand për 162,500 euro, pothuajse tre herë më shumë nga sa ishte planifikuar.




Pistoleta me të cilën mendohet se u vra artisti, konsiderohet si arma më e famshme në historinë e artit në botë.

Arma konsiderohet si prova me të cilën vërtetohet se Van Gogh vrau veten dhe nuk u qëllua nga të tjerë. Revolveri është blerë përmes telefonit nga një koleksionues privat.

Ajo është gjetur nga një fermer më 1965, afër fshatit ku artisti ka kaluar ditët e fundit. Arma është konsideruar si armë që ka kalibrin e njëjtë të plumbave më të cilin Gogh ka qëlluar veten.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe ka pasur dyshime rreth vërtetësisë së kësaj arme. Instituti, Van Gogh, që mbikëqyr shtëpinë ku ka kaluar piktori ditët e fundit, ka kritikuar organizimin e ankandit.

“Asgjë nuk tregon se mbetjet e armës janë të lidhura me vdekjen e Van Gogh-ut”, ka thënë ky Institut përmes një deklarate, duke kërkuar më shumë respekt për vdekjen e piktorit.

arma vani g g g arme 1 Van Gogh
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.