AKTUALITET

Siguria në burgje? Rama komenton letrën e Metës

13:01 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një letre të dërguar dje i ka kërkuar drejtorisë së Burgjeve informacione në lidhje me sigurinë në instutucionet e vuajtjes së dënimit.




Rama ka komentuar nga foltorja e Kuvendit lajmet që qarkulluan në mediat online se po dalin nga qelitë persona të rrezikshëm me precedentë penalë si dhe letrën e Metës.

Kreu i qeverisë deklaroi se presidenti Meta nëse do të ishte i shqetësuar për sigurinë në vend, nuk do ta publikonte letrën.

“Para dy ditësh morëm informacion që njerëz, që lehtësisht mund të verifikohen se me kë janë të lidhur në katërshen, kanë komunikuar me persona në burgje duke i nxitur që të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar dhe pas këtij informacioni del letra e Presidentit.

Nëse do të ishte shqetësuar nuk do të rendte ka publikonte letrën që e ka dërguar në adresën e gabuar. Pavarësisht se ndihet komandanti super, ai nuk ka të drejtë t’u drejtohet drejtorëve, por ministrave”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.