SPORT

Skënderbeu-UEFA, KAS do të shprehet më 12 korrik!

11:44 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skënderbeu, tifozët e tij dhe opinioni sportive duhet të presë akoma më gjatë për të mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Konfirmimi vjen nga vetë klubi korçar, që një ditë pasi bëri të ditur se priste të mësonte të ardhmen në Europë në datën 21 qershor, tashmë ka shtyrë këtë afat për 12 korrik.




Në fakt, është Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, që me anë të një njoftimi zyrtar, i bën me dije klubit të Skënderbeut se ende duhet të qëndrojë në pritje. Skuadra shqiptare kërkon pezullimin e dënimit të ashpër të UEFA-s, që e ka përjashtuar për dhjetë vite nga Kupat e Europës, pasi pretendon se Skënderbeu ka trukuar rezultatin e ndeshjeve. Megjithatë, korçarët në këtë edicion mbeten jashtë Europës, pasi Laçi që i zëvendësoi luan ndeshjen e parë në datën 11 korrik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.