AKTUALITET

Turizmi, rriten të punësuarit dhe pagat në hotele dhe restorante

20:00 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Indekset e treguesve në aktivitetin bar-restora- nte, në tremujorin e parë 2019 shënuan rritje 2.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë për shitjet; rritje 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë për numrin e të punësuarve dhe rritje 18.8%, krahasuar me tremujorin e parë 2018 për pagat. Treguesit janë publikuar sot nga INSTAT, sipas të cilave mësohet se indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë dhe shumicë shënoi rritje me e 5.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi të punësuarve dhe fondi i pagave u rritën përkatësisht me 1.9 dhe 3.3%. Po ashtu edhe aktivitetet në fushën e transport, magazinim dhe posta janë vlerësuar nga INSTAT në rritje. Indekset e treguesve në aktivitetin transport, magazinim dhe posta, i cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë:




Shitjet
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7.5%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7.2%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Aktivitetet në fushën e hotelerisë gjithashtu kanë qenë në rritje gjatë tremujorit të parë. Rritjen më të madhe në këtë sektor i ka pasur indeksi i të punësuarve, ku sipas të dhënave të vlerësuara nga INSTAT, u regjistrua një rritje prej 22.4%, ndërsa fondi i pagave u rrit me 21.9%. Në total volumi i shitjeve shënoi një rritje prej 6.8%. Rritje dyshifrore në indeksin e të punësuarve ka shënuar edhe sektori i restoranteve, ku të dhënat për tremujorin e parë treguan se ato u rritën me 20.6%, ndërsa pagat me 18.8%. Ndërsa volumi i shitjeve u rrit me 2.3%. Në aktivitetin informacion dhe komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit si dhe shërbimet e teknolo-gjisë së informacionit, në tremujorin e parë 2019 paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2.3%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 18.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12.3%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Në aktivitetet e agjencive të udhëtimit në tremujorin e parë 2019, treguesit paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4.9%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6.9%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Të vetmet që kanë shënuar rënie në volumin e shitjeve janë aktivitetet në shërbimet arkitekturë dhe inxhinieri. Në këtë sektor volumi i shitjeve pati një rënie prej 19.2%, ndërsa indeksi të punësuarve dhe indeksi i fondit të pagave u rrit me përkatësisht 8.3% dhe 13.5% në krahasim me një vit më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.