AKTUALITET

Video/ “Së shpejti një yll”, Ema: Më pëlqejnë këngëtaret që e kanë arritur suksesin vetë

10:00 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ema Zharku do të bëhet këngëtare e njohur dhe në dëshirën e saj fort të madhe nuk mund ta pengojë askush. Deri tani ka kënduar cover-a, por sapo të mbushë 18-vjeç ajo ka në plan të sjellë një këngë të sajën.




“Unë do luftoj sepse kjo është ëndrra  ime. Vështirësitë kanë qenë të ndryshme por unë kam luftuar për të arritur ku jam. Akoma nuk jam në stadin ku trimfoj, por do vazhdoj pavarësisht çdo gjëje. Këngën duhet ta marrësh e ta trajtosh siç ajo është, por unë kam zërin tim dhe e këndoj siç është më e mira për mua. Shumë shpejt do heq dorë nga cover-at sepse ka ardhur koha të filloj rrugëtimin tim si këngëtare, si Ema. Sa të mbush 18 vjeç do kem projektin tim”, rrëfen Ema për Trending.

Ema pëlqen shumë këngëtare si Tayna apo Dafina Zeqiri, ndërsa të gjithë teleshkuesit e Trending i përshëndet duke kënduar “Në tren për Prizren”.

“Të rinjtë paragjykohen për çdo gjë, por nuk është më koha për paragjykime sepse secili mund ta shohë muzikën siç do ai. Po marr shembulltin tim, mua më pëlqen shumë rrepi, nuk duhet t’i cënojmë të tjerët për shijet e tyre. Kam artistë të preferuar Taynë-n dhe Dafina Zeqirin, se janë femra të pavaruara dhe e kanë arritur suksesin vetë, por më pëlqen shumë edhe Kejsi Tola”, shprehet Ema.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.