SPORT

Alen Sherri pritet të firmosë për Tiranën

12:16 - 24.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana ka menduar që të përforcohet në të gjitha repartet me elementë cilësorë, por edhe me lojtarë të talentuar. Bardheblutë janë duke afruar futbollistë që do të bëjnë diferencën, për të ndërtuar një ekip që do të synojë titullin. Kështu, pasi kanë bërë të vetët Bathën, Kalen e Torasën, duket se po synohet një portier cilësor dhe me të ardhme të sigurt.




Së fundmi për bardheblutë ka dalë në skenë edhe emri i Alen Sherrit, ‘gardianit’ të talentuar shkodran. Sherri nuk luajti në javët e fundit të sezonit të shkuar për shkak dëmtimi. Kështu, krahas Ilion Likës e Alesio Abibit, bardheblutë pritet që të afrojnë edhe Alen Sherin për portën, një nga portierët që cilësohet me më shumë të ardhme në vendin tonë dhe që ka qenë edhe pjesë e Shpresave U-21.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.