SHËNDET

Nëse ju dalin gjëndra të tilla në qafë ose pranë veshit urgjent tek mjeku, rrezikoheni nga …

08:55 - 24.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse shihni që ju kanë dalë gjëndra mbas koke ose pranë veshit atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku, pasi ju mund të jeni prekur nga gjëndrat tumorale.Në disa raste, këto gunga shkaktohen nga aknet ose lipoma dhe nuk janë të rrezikshme. Por ka raste kur qafa dhe veshi mund të sinjalizojnë situata më të rrezikshme.




Tumor i rrugëve të siperme të frymëmarrjes

Gjëndrat në qafë mund të shkaktohen nga tumoret nazofaringeale (NPC) duke u përhapur në gjëndrat limfatike në qafë. Këto gunga zakonisht nuk janë të dhimbshme, por nuk duhet të injorohen.

Simptoma të tjera të NPC mund të përfshijnë edhe uljen e dëgjimit, bllokimet e hundës, shikim të paqartë, dhimbje të fytyrës ose mpirje dhe dhimbje koke. Edhe nëse nuk keni simptoma, përveç kokrrizave në qafë, planifikoni një vizitë tek një mjek për të përjashtuar rastet më të rënda.

Tumor i lëkurës

Gjendrat pas veshëve mund të sinjalizojnë gjithashtu disa lloje të kancerit, si për shembull kancerit të lëkurës, të cilët mund të jenë edhe thjesht tumore beninj.

Problem është fakti se gungat beninje apo malinje nuk japin dhimbje në këtë rast, prandaj është e domosdoshme shkuarja tek mjeku.

Gjendrat limfatike

Kur sistemi limfatik destabilizohet, nyjet limfatike zgjerohen edhe më tej.

Ky gjendje mjekësore njihet si limfadenopati. Sistemi ynë limfatik përbëhet nga gjendrat limfatike dhe qindra nyje limfatike që filtrojnë bakteret dhe toksinat e tjera duke i kapur dhe shkatërruar ato.

Infeksionet

Jo domosdoshmërisht një gjendër në qafë apo poshte nofullave mund të tregojë për një tumor. Mund të jetë thjesht edhe një infeksion normal, për të cilin sigurisht që ju duhet të shkoni tek mjeku dhe duhet të kujdeseni më shumë për higjenën personale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.